-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Algjeria i kërkon Francës t’i rikthejë arkivat osmane

Më të lexuarat

Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune i bëri thirrje Francës që të rikthejë arkivat osmane që ka grabitur gjatë periudhës së kolonizimit.

Duke jetuar me shekuj nën administrimin osman, Algjeria kaloi një periudhë të errët gjatë pushtimit francez që zgjati 130 vite, midis viteve 1830 dhe 1962.

Algjeria i rezistoi shtypjes së Francës dhe ishte vendi që pagoi çmimin më të rëndë për pavarësinë e saj në gjeografinë arabe dhe islame, me një luftë 8-vjeçare në të cilën humbën jetën 1,5 milionë njerëz.

Franca ende nuk ka kërkuar një falje zyrtare si shtet për politikat e saj kolonizuese. Ajo gjithashtu nuk i ka njohur ende krimet që kanë lënë një njollë të errët në historinë e saj.

Kurse tani Algjeria kërkon arkivat, veçanërisht ato të periudhës osmane, të plaçkitura gjatë kolonizimit francez.

Në një deklaratë për shtypin lokal, presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune theksoi se arkivat janë “një pjesë integrale e kujtesës kombëtare”.

“Franca duhet të rikthejë çdo gjë që ka rrëmbyer nga arkivat osmane”, tha Presidenti algjerian.

Në vitin 2017 qeveria algjeriane njoftoi se 98% e arkivave të rrëmbyera të vendit ndodhen në Francë.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit