1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aleanca e Fudulit- Justinian Topulli

Më të lexuarat



Na përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: “Kam dëshmuar bashkë me xhaxhallarët e mi një aleancë në shtëpinë e Abdullah ibn Xhudanit, që nuk do të kisha dashur në vend të saj, as devetë e kuqe. Dhe nëse do të ftohesha për të njëjtën gjë në Islam, do t’i përgjigjesha.” (Transmeton Ahmedi)

Koment
Profeti (alejhi salatu ue selam) na tregon në këtë hadith, për atë që njihet në histori si “Aleanca e Fudulit”. Kjo aleancë u lidh në Mekë mes disa pjesëtarëve të fisit kurejsh, ku në të u përfshi edhe Profeti, bashkë me disa prej xhaxhallarëve tij, pas një ngjarjeie padrejtësie që i ndodhi një jabanxhiu. Njerëzit e mbledhur në këtë aleancë u betuan se do t’i vinin në ndihmë çdo njeriu, të cilit i bëhej padrejtësi në Mekë. Kjo ngjarje ka ndodhur para se Profetit të Zotit t’i vinte shpallja e profetësisë, në kohën kur xhaxhallarët dhe pjesëtarët e fisit të tij ishin akoma idhujtarë. Profeti e rikujtonte me mall këtë ngjarje dhe tha se nuk do ta ndërronte pjesëmarrjen në të, as me pasurinë më të shtrenjë për arabët në atë kohë, që ishin devetë e kuqe. Dhe jo vetëm kaq, por nëse ai do të ftohej në një aleancë të tillë, edhe tashmë që ai ishte Profet dhe Islami ishte feja që i kishte zbritur nga Zoti, ai do ta pranonte.
Dikush me të drejtë do të pyesë, po a kishte nevojë Profeti për diçka të tillë, kur dihet që mësimet islame e ndalojnë prerazi padrejtësinë? Sigurisht, por qëllimi këtu është të tregojë se nëse të tjerët, pra ata që nuk janë muslimanë, do ta ftonin të lidhte me ta një aleancë për të mbrojtur të shtypurit nga padrejtësitë, ai do të kishte pranuar të bëhej pjesë e kësaj aleance. Kjo do të thotë se ndryshimi mes besimeve nuk e ndalon muslimanin që të bashkëpunojë me të tjerët për gjëra të mira, të drejta dhe të pranuara nga Islami, siç është lufta kundra padrejtësisë, apo mbrojtja e familjes, moralit etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit