2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Albin Kurti viziton shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati e informon rreth aktiviteteve bamirëse

Më të lexuarat

Bamirësi i njohur, Halil Kastrati përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se sot shoqata e tij “Jetimat e Ballkanit” është vizituar nga lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka si dhe Drejtorin e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi.

Përmes këtij postimi Kastrati, ka treguar se shoqata që ai përfaqëson me 28 Nëntor do të dhurojnë edhe 28 palë çelësa të shtëpive të reja për nevojtarët.

“Faleminderit per viziten

Sot selin qendrore te shoqates sone e vizitoj lideri i Levizjes Vetvendosje z. Albin Kurti, kryetari i komunes se Prizrenit z. Mytaher Haskuka si dhe drejtori i mireqenies sociale ne komunen e Prizrenit z.Fejzë Kabashi

Musafiret i informuam rreth aktiviteteve tona si dhe mbarvajtjen e kuzhines tone ne Prizren ku ushqehen çdo dite 309 persona me nga nje shujte ditore

E shfrytezuam rastin dhe i informuam musafiret se shoqata jone me 28 nentore ne shtepine e kultures ne Prizren do ti dhuroje 28 pale çelesa te shtepive te reja per 28 familje nevojtare ku nga keto ,20 shtepi jane ne bashkepunim me komunen e Prizrenit e cila per secilen familje ka ndare shumen prej 5000 eurove ne material ndertimor

Ne emer te Shoqates Bemirese Jetimat e Ballkanit i falenderojme shume musafiret per viziten dhe gadishmerin e tyre qe edhe ne te ardhmen te kemi aktivitete te përbashkëta” ka shkruar Kastrati në postimin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit