2.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Albin Kurti pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pritet që të intervistohet nga Prokuroria Speciale  në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas ftesës zyrtare të lëshuar më datë 10 dhjetor 2024, Kurti duhet të paraqitet sot në orën 09:30, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Megjithatë kryeministri Albin Kurti, dje është lajmëruar nga Sllovenia ku po qëndron për vizitë zyrtare dhe ka zhvilluar disa takime. Nuk dihet ende nëse Kurti është kthyer në Kosovë.

Ftesën e Prokurorisë Speciale për Kurtin e kishte bërë publike ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai pa dhënë më shumë detaje.

Dokumenti zyrtar thekson se mungesa e pajustifikuar për këtë thirrje mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse.

Ftesa është nënshkruar nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Sipas ftesës së prokurorëve, Kurti është thirrur të dëshmojë në një rast për një vepër penale nga neni 414 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mirëpo,  nuk dihen detaje të mëtejshme për çfarë çështje konkrete është ftuar Kurti në intervistim, por kjo thirrje ka ngjallur interes të madh publik dhe mediatik.  /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit