3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Albin Kurti, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu lirohen nga paraburgimi

Më të lexuarat

Tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, janë liruar nga paraburgimi.

Indeksonline merr vesh se të tre deputetët janë tashmë në arrest shtëpiak.

Në anën tjetër, avokati i deputetëve të sipërpërmendur, Tomë Gashi, për Insajderin ka thënë: “Unë askujt nuk i kam thanë se janë liruar; unë vetëm kam deklaruar se ekziston mundësia që Gjykata e Apelit ta ndërrojë vendimin që t’i lirojë deputetët nga paraburgimi, sepse masa e paraburgimit është e panevojshme”!

Por, KALLXO.com merr vesh se vendimi për lirimin e tyre është marrë pas ankesës së mbrojtjes në gjykatën e Apelit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i gjykatës, Arbër Jashari. Ai ka sqaruar se Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak, ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit