4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Alarmi: Kjo është droga e re që po zëvendëson marihuanën në Kosovë

Më të lexuarat

Shitja e antidepresantëve pa përshkrimin mjekësor është e ndaluar më ligj dhe farmacitë të cilat bëjnë shitjen mund të humbasin licencën. Numri i përdoruesve të rinj po rritet. L.S një 17 vjeçar nga Prishtina tregon se ka filluar të përdorë Xanax në moshën 16 vjeçare, i shtyrë nga shokët.

“Në fillim nuk e kam ditur se çfarë është, por një shok më ka thënë ta provojë se ishte shumë e mirë e të ndihmonte të flije, të qetësonte. Për ca kohë e kam përdorur dhe më ka bërë të ndihem mirë, por për nja 2 javë, pasi më vonë kam pasur nevojë ta rris dozën edhe ta marr më shpesh”.

Ai tregon se nuk kishte aspak problem ta blinte Xanax në farmacitë e Prishtinës.

“Sa herë që kam dashur ta blej, ma  kanë dhënë, Xanax në 25 gramë dhe 50 gramë. S’më ka pyetur njeri sa vjeç jam e as ndonjë dokument. Vetëm më kanë pyetur a e ke përdorur më parë”, tregon ai, i cili që kur filloi të interesohej se çfarë ishte ky medikament që po e qetësonte, i ka hyrë frika për vdekje.

“Kam nisur të lexoj se çfarë është edhe e kam parë që mund të bëhesha i varur. Më shumë ma ka tërhequr vëmendjen kur ka vdekur një këngëtar Lil Peep. Ai ka vdekur prej Xanaxit. Që atëhërë kam nisur të frikësohem pak edhe pse e blija në farmaci”.

Por, heqja dorë prej kësaj “droge” nuk është aspak e lehtë.

“Mbasi  e kam lënnë kanë nisur të më shfaqen disa simptoma, si psh djersitesha, nuk mund të flija, më humbiste përqëndrimi. M’u desh kohë të merrja veten,” regon L.S për Infokusin.

Xanax mund të gjendet në Prishtinë mjaft lehtë, pasi shitësit e drogave e shesin atë në shuma të ndryshme dhe të kombinuar me droga tjera.

Kombinimet më të shpeshta që po i bëhen kësaj “droge” në Kosovë janë më alkool, fentanyl dhe amphitamine.

Edhe psikiatri Sami Shatrolli vë alarmin pasi kërkimi i vetë pacientëve për të përdorur antidepresantin është i madh.

“Nga praktika e përditshme profesionale, një numër i madh i pacientëve kërkojnë Xanax në zyrat e mjekëve ose kërkojnë ndihmë për të ndërprerë aplikimin e këtij bari, pasi kanë pasur një kohë të gjatë përdorimi”, tha ai.

Kur duhet të përdoret “Xanax”?

I vetmi rast kur një psikiatër sugjeron përdorimin e antidepresantëve është kur pacienti ka probleme me pagjumësinë apo sulme të shpeshta paniku.

Psikiatri Shatrolli tha se Xanax, nuk duhet të jepet për kohë  të gjatë pasi krijon varësi.

“Kur pacienti shpreh ankesa të natyrës së sëmundjeve trupore, apo pasojë e ndonjë çrregullimi psikiatrik,  mjeku i jep Xanax jo më gjatë se 8-10 ditë. Mjekët japin anksiolitikë edhe për çrregullime kronike të gjumit, mirëpo Xanaxi nuk duhet të jetë njëri nga barnat që përshkruan mjeku për kohë të gjatë”, ka shtuar ai.

Përdorimi i këtij antidepresanti nuk preferohet për personat nën moshën 18-vjeçare dhe sugjerohet të përdoren antidepresantë më bazë bimore.

“Xanax hynë ne grupin e benzodiazepineve dhe ka potencial te lartë për varësi; duhet kujdes nga përdorimi në sasi më të madhe se sa doza e lejuar apo përdorimi afatgjatë. Prandaj përdorimi i tille posaçërisht tek fëmijët apo edhe adoleshentët duhet të bëhet me kujdes të veçantë dhe  duke u këshilluar me psikiatrin”, shpjegon Brikena Krasniqi-Hoti, specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë nga qendra “Labirint”.

Ministria e Shëndetësisë ka thëne se përdorimi i antidepresivëve duhet të bëhet me rekomandim të mjekut.

“Përdorimi i antidepresivëve duhet të bëhet me përshkrim të mjekut, edhe farmacitë duhet ta respektojnë këtë rregull e të mos u japin pacientëve barna të parekomanduara, në veçanti barna që mund të shkaktojnë edhe varësri”, thuhet në një përgjigje të MSH.

Mirëpo kjo nuk po respektohet nga farmacitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit