4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Alarmi i ri për zonën “Shengen”. SHBA: Refugjatët me pasaporta false

Më të lexuarat

Një tjetër marifet po kërcënon pozitat e zonës “Shengen” dhe sigurinë e lëvizjes së lirë. Ai është mashtrimi me pasaportat e falsifikuara.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar veçanërisht 5 vende të Bashkimit Europian, që të veprojnë deri javën e ardhshme për të zgjidhur këtë problematikë, ose rrezikojnë të humbasin të drejtat e udhëtimit pa viza drejt Amerikës.

Por përpara sesa të ndihet e kërcënuar Amerika, ekspertët paralajmërojnë që rreziku fillimisht është për vete për kontinentin e vjetër. Veçanërisht Franca, Belgjika, Gjermania, Italia dhe Greqia gjenden përballë një kërcënimi në rritje për numrin e dokumenteve të humbura ose të vjedhura në BE, shifër kjo e cila është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

Javën e ardhshme, Sekretari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Jeh Johnson do të raportojë për të Presidentin Barack Obama sesi këto vende kanë përparuar. Numri i pasaportave të falsifikuara në Lindjen e Mesme është gjithashtu një shqetësim në rritje.

Interpoli ka të dhëna mbi 250,000 pasaporta siriane dhe irakiane të vjedhura ose të humbura. Alarmi i ngritur nga zyrtarët amerikanë dhe europianë të sigurisë flet për një epidemi të falsifikimit të dokumentave, e para që vjen nga azilkërkuesit, e dyta si pasojë e kamuflimit të terroristëve me dokumente të rreme dhe e treta si pasojë e humbjes së pasaportave apo kartave të idenditetit.

Rëndësia e dokumenteve të falsifikuara është shumë e madhe pasi për drejtorin e Interpolit, ajo e “lehteson shumë lëvizjen e terroristëve”. Megjithatë edhe qeveritë europiane janë në dijeni të problemit. Sipas policisë në disa vende europiane, çmimet në tregun e zi për falsifikimin e dokumentave varjojnë nga 2.000 euro deri 7.000 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit