Bjeshka e Madhe e Deçanit dhe Batusha e Junikut, janë përfshirë nga një zjarr i madh i cili nuk dihet nga është nisur.
Ky zjarr sipas banorëve është duke shkaktuar dëme shumë të mëdha dhe është duke vënë në rrezik edhe banorët që janë afër atyre pjesëve.
Ata janë ankuar për mosinteresim të autoriteteve për të ndaluar këtë zjarr.
Mësohet se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i cili është gjendur në këtë pjesë së bashku me disa zyrtarë komunalë, Bashkim Ramosaj dhe Sami Caca, kanë tentuar që gjatë gjithë kohës të ndihmojnë rreth shuarjes së zjarrit.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, përmes Indeksonline, u ka bërë thirrje autoriteteve dhe qytetarëve që të ofrojnë ndihmë sa më të shpejt.
“Kërkojmë nga KFOR-i, FSK-ja dhe të gjithë që të na vinë në ndihmë pasi që zjarri është shumë i madh dhe se nuk mund të ndalohet”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/kohaislame