-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Al-Mazroui: OPEC-u nuk mund të mbrojë më çmimin e naftës

Më të lexuarat

OPEC-u nuk mund të mbrojë më çmimin e një fuçie naftë, në rënie që prej muajit qershor, theksoi sot ministri i Naftës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail al-Mazroui. Duke iu drejtuar një forumi për industrinë e naftës në Abu-Dabi, ministri Al-Mazroui e cilësoi të nevojshëm që prodhimi i naftës argjilore, që shkakton uljen e çmimit të naftës bruto, të jetë më i kontrolluar. “Nuk mund të vazhdojmë të mbrojmë disa nivele çmimesh”, deklaroi ai, duke folur për Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), ku bëjnë pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ne kemi pasur një mbiprodhim të naftës, ardhur kryesisht nga nafta argjilore dhe kjo duhet korrigjuar”, shtoi Al-Mazroui.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit