3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Akuzat e tmerrshme për torturën, abuzimet dhe vrasjet në jetimoret katolike

Më të lexuarat

https://youtu.be/o13yTTAeM30

Pretendimet për tortura, abuzime seksuale dhe madje edhe vrasjen e fëmijëve në një jetimore katolike janë rigjallëruar dekada pas ngjarjeve të dyshuara.

Dokumentet publike dhe intervistat e dëshmitarëve vërtetojnë shumë detaje të pretendimeve të bëra nga ish-banorët e Shtëpisë së Shën Jozefit në Burlington, Vermont, sipas një hetimi katërvjeçar të botuar të hënën nga BuzzFeed Neës.

Raporti i ri vjen pasi qeveritë në Britaninë e Madhe, Irlandë, Australi dhe vende të tjera ballafaqohen me raportet e tmerrit brenda jetimoreve katolike.

Shën Jozefi, i drejtuar nga Motrat e Providencës me qendër në Montreal, u mbyll në vitin 1974, dhe pretendimet kanë të bëjnë me fëmijët që kanë jetuar atje nga vitet 1930 deri në vitet ’70.

Dëshmitarja kryesore Sally Dale, ishte banorja që jetoi më gjatë në institucion. Ajo u rrit në Shën Jozefin nga mosha 2 deri në 23 vjeç.

Në vitin 1996, Dale dha një deklaratë prej 19 orësh ku tregonte për abuzimin e dyshuar seksual, si edhe dëshmoi se pa një murgeshë duke hedhur nga dritarja një djalë që vdiq.

Dale tha se rreth vitit 1944, kur ishte rreth gjashtë vjeçe, ajo ishte në oborrin e jetimores, kur dëgjoi thyerjen e  xhamit dhe pa një djalë që ra nga dritarja, si edhe një murgeshë duke përkulur krahët.

Sally kujtoi se murgesha me të cilën po ecte e kapi për veshi dhe e çoi larg, duke e paralajmëruar se ajo çfarë kishte parë ishte thjesht një imagjinatë.

Në një rast tjetër, dëshmitarja shprehet se e pa një murgeshë duke hedhur një djalë në një liqen afër, një metodë që shumë banorë të tjerë kujtonin se po i mësonin të notonin.

Kur djali u zhduk nën ujë, Dale pyeti një murgeshë nëse ai kishte vdekur.

“Mos u shqetëso, ai është kthyer në shtëpi,”-iu ishte përgjigjur murgesha.

Dale, e cila tani është i vdekur, ishte një nga rreth 100 ish-banorët e Shën Jozefit që ngritën padi kundër Kishës në vitet 1990, disa vite përpara se hetimi historik i Boston Globe të ‘çante vellon’ e fshehtësisë rreth abuzimeve të fëmijëve në institucion.

Gjatë rrjedhës së procesit gjyqësor, një tjetër pretendim i vrasjes së fëmijëve erdhi nga ish-banore e Shën Jozefit, Sherry Huestis.

Huestis kujtoi se ndonjëherë, në mes të natës, një rrobaqepëse e mirë që punonte në jetimore, Eva, e ngrinte nga shtrati për ti bërë shoqëri ndërsa bënte kontrollonte dyert.

“Një natë,”-tha Huestis. “Dëgjuam britma të tmerrshme dhe nxituan drejt zhurmës. Aty gjetëm dy murgesha që rrinin ulur mbi një tjetër murgeshë të shtrirë në shtrat me këmbët e saj të përhapura dhe një fëmijë me ngjyrë që dilte mes tyre.”

Ditën tjetër fëmija ishte në inkubator dhe Huties po ndihmonte në përkujdesjen e fëmijëve më të vegjël, kur hyri një murgeshë, mori një jastëk dhe e vuri mbi fytyrën e foshnjës duke e mbytur.

Pasi pa ngjarjen, i tha punonjëses sociale të jetimores atë që kishte parë por murgesha e qëlloi në fytyrë.

Joseph Eskra, e cila kaloi kohë në Shën Joseph në vitet 1950 dhe në fillim të viteve 1960, kujton një tjetër djalë që nuk po gjendej një mbrëmje.

Ata nisën ta kërkonin me pishtarë dhe e gjetën të lidhur në një pemë të vdekur.

Rrëfime të tjera përfshinin rrahje të tmerrshme, dënime mizore duke përfshirë mbylljen brenda dhomave të vogla dhe djegien me shkrepse, dhe abuzimin seksual nga murgeshat.

Pretendimet e Dale dhe të tjerëve, u hodhën poshtë nga një gjyqtar në fund të viteve 1990.

Thjesht kishte kaluar shumë kohë për të provuar ndonjë nga pretendimet.

Megjithëse pretendimet nuk u vërtetuan kurrë në gjykatë, hetimi i Buzzfeed ofron prova të reja.

Pretendimi më i rëndë i Dale, ishte se u detyrua nga një murgeshë të puthte kufomën e djegur dhe të shpërfytyruar të një djali, i cili ishte goditur nga elektriciteti ndërsa kishte veshur një përkrenare metalike dhe paralajmëroi se e njëjta do të ndodhte nëse ikte.

Megjithatë, një djalë në Burlington ka vdekur në një mënyrë të tillë.

Më 18 prill 1955, Joseph Millette, 13 vjeç, e zuri korenti në stacionin transformator të energjisë Green Mountain, ndërsa mbante në kokë një helmetë të ushtrisë gjermane të Luftës së Dytë Botërore, një suvenir nga lufta, sipas një gazete bashkëkohore.

Megjithëse Millette nuk ishte një banor i jetimores siç kujtoi Dale ndaj të gjitha detajet përputheshin me deklaratën e saj.

Dokumente të tjera që dalin hedhin dritë mbi pretendimet, raportoi BuzzFeed.

Nga viti 1935 deri në mbylljen e jetimores në vitin 1974, pesë nga tetë priftërinjtë që mbikqyrnin Shën Jozefin u akuzuan për abuzime seksuale, sipas dokumenteve që dolën më vonë në çështje të tjera gjyqësore.

Të pesëtë, Fathers Foster, Bresnehan, Devoy, Emile Savary dhe Donald LaRouche drejtuan kishën e Shën Jozefin për 36 vitet e fundit të saj.

Dioqeza e Burlingtonit, Vermont Catholic Charities, Motrat e Providencës refuzuan të komentojnë akuzat.

“Ju lutemi, e dini se Dioqeza e Burlingtonit po trajton seriozisht akuzat për abuzimin e fëmijëve dhe ekzistojnë procedura për raportimin tek autoritetet e duhura. Ndërsa nuk mund të ndryshojë të kaluarën, Dioqeza po bën gjithçka që mundet për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve,”-tha Monsinjor John McDermott, i Dioqezës së Burlingtonit për BuzzFeed.

Kisha ka kohë që ka shitur bazat e jetimoreve.

Prona është blerë kohët e fundit nga një sipërmarrës, i cili e ka konvertuar në një shtëpi të madhe dhe e ka emrëruar Liberty House.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit