1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Akuzat e Thaçit ndaj Brukselit për vizat pasqyrohen në mediat ndërkombëtare

Më të lexuarat

Shpërthimi i Ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi ndaj Brukselit për shkak se Këshilli i BE’së nuk dha dritë jeshile që Kosovës t’i hiqen vizat, është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.
Thaçi kishte reaguar ashpër dje pasi kishte mësuar se Këshilli i BE’së nuk ka dhënë dritë jeshile për Kosovën që ti hiqen vizat, pasi një gjë të tillë nuk e ka rekomanduar Komisioni Europian.

Duke raportuar fjalët e Thaçit, Reuters rikujton që Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk i janë hequr vizat për udhëtim në Zonën Schengen.

Po ashtu është raportuar edhe deklarimi i Thaçit se izolimi i kosovarëve po nxit ekstremizmin në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit