Në Qendrën për studim dhe ndryshim individual e njohur si “QSNI” organizohen aktivitete nga më të ndryshmet, qofshin ato ligjërata fetare nga hoxhollarët e njohur të vendit tonë, kurse të mësimit të Kur’anit, të gjuhës arabe dhe asaj angleze por përveq këtyre aktiviteteve edukativo-arsimore për çdo të shtunë mbahet një aheng i ngrohtë sportiv në të cilin nuk mungojnë këshillat e hoxhës sonë të nderuar Llukman Hoxha.
Për kohën e aktiviteteve është i publikuar orari në faqen e cila është e hapur në facebook, “QSNI – Qendra për Studim dhe Ndryshim Individual”.
Andaj QSNI këtë të shtunë pas namazit të jacisë ju fton që të prezentoni në ambientet e ngrohta vëllazërore.
/kohaislame