1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Aktivisti suedez që udhëton për Palestinën, arrin në Ankara

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Aktivisti suedez Benjamin Ladraa, i cili në shenjë reagimi ndaj persekutimit të ushtruar nga Izraeli ndaj Palestinës ka nisur një marshim nga Suedia për në Palestinë, ka arritur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ladraa më 15 gusht të vitit 2017 është nisur nga qyteti Göteborg i Suedisë dhe pas Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë e Greqisë, ka arritur në Turqi.

Ai po vazhdon rrugëtimin e tij me tendën, thes gjumi, bateri rezervë dhe panele diellore për mbushje të cilat i mban me vete në një karrocë foshnjesh.

Ladraa, i cili më 8 prill ishte nisur nga Stambolli për në Ankara, për AA tha se është në rrugë për më shumë se nëntë muaj dhe se në shtetet ku kalon rrëfen kauzën palestineze.

Duke bërë të ditur se e ndan rrugëtimin me ndjekësit e tij në rrjete sociale, Ladraa thotë se këtë marshim po e realizon për të njoftuar për shkeljet e Izraelit ndaj të drejtave të palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit