Grupi “Palestina dhe Unioni Kundër Normalizimit” në Marok, kanë deklaruar që rreth 500 aktivistë në 50 rajone të vendit, kanë nisur një grevë urie 24 orëshe, në shenjë solidariteti me të burgosurit palestinezë
RABAT (AA) – Rreth 500 aktivistë marokenë, kanë nisur një grevë urie, në shenjë solidaritetit me të burgosurit palestinezë që ndodhen në grevën e urisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi “Palestina dhe Unioni Kundër Normalizimit” në Marok, kanë deklaruar përmes një njoftimi me shkrim që rreth 500 aktivistë në 50 rajone të vendit, kanë nisur një grevë urie 24 orëshe, në shenjë solidariteti me të burgosurit palestinezë të cilët ndodhen në grevë urie.
Në deklaratë thuhet se një grup aktivistësh janë mbledhur në godinën e Shoqatës së të Drejtave të Njeriut në kryeqytetin Rabat. Ndërsa jashtë godinës janë varur flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrime, “liri pengjeve” dhe “greva e urisë është nder”.
Rreth 2 mijë palestinezë që ndodhen në burgjet e Izraelit, kanë nisur një grevë urie për të protestuar dhe kërkuar dhënien fund të arrestimeve të palestinezëve sipas dëshirës nga ana e Izraelit. Greva e tyre nisi më 17 prill.