1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Aktivistët italianë për mbrojtjen e klimës: Do të padisim qeverinë, mungojnë politikat mjedisore

Më të lexuarat

Aktivistët për mbrojtjen e klimës në Itali janë shprehur se do të padisin qeverinë, pasi sipas tyre nuk ka reaguar mjaftueshëm për krizën klimaterike.

203 aktivistë janë bërë bashkë dhe kanë njoftuar se do të paraqesin padinë e tyre në gjykatën civile të Romës, këtë të shtunë.

Ata kërkojnë që kryeministri i Italisë, Mario Draghi të miratojë politika më ambicioze në mbrojtje të klimës. Në vitin 2019, Italia vendosi një objektiv 33% për ulje e emetimeve të karbonit deri në 2030, shkruajnë mediat e huaja.null

Por shoqatat mjedisore, qytetarët italianë si edhe aktivistët argumentojnë se qeveritë nuk e kanë marrë seriozisht këtë çështje dhe se vendi është i prekshëm nga ngjarjet ekstreme të motit.

“Italia nuk është shembull pozitiv kur bëhet fjalë për politika mjedisore. Ne ende jemi të përqendruar në shfrytëzimin e burimeve të karburanteve dhe djegim shumë mbeturina, në vend që të zhvillojnë sisteme riciklimi”, është shprehur zëdhënësja e organizatës mjedisore Marica Di Pierri.

/abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit