1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Aktivistët akuzojnë Assadin për “masakër të re”

Më të lexuarat

Aktivistët në Siri kanë thënë se banorët lokalë kanë gjetur trupat e pajetë të 45 personave të paidentifikuar, në dy qytete pranë Damaskut.
Sipas burimeve të njëjta, 23 trupa, përfshirë gra dhe fëmijë, janë gjetur në Zamalka, ndërsa 22 të tjerë në Katana.

Aktivistët e opozitës kanë fajësuar forcat qeveritare për vrasjet, duke akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad për ”masakër të re”.

Në ndërkohë, kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, ka thënë se ka marrë “zotime pozitive” nga Assadi për dhjetëra-mijëra të burgosurit që nga marsi i vitit 2011, porse “premtimet duhet të testohen”, transmeton REL.

Maurer i ka bërë këto komente pas kthimit nga vizita treditore në Siri. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit