Në një aksion të realizuar para disa javësh, Policia e Kosovës e ka shkatërruar një grup kriminal i cili transportonte narkotikë nga Shqipëria për në Serbi.
Aksioni i arrestimit të grupit është transmetuar në kuadër të Rubrikës “Policia” në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.
Zyrtari policor i cili ka drejtuar aksionin ka treguar për destinacionin e drogës dhe mënyrën se si ishte planifikuar që droga të shkëmbehej në afërsi të Vushtrrisë.
Gjatë aksionit janë konfiskuar 10 kilogramë drogë të mbështjella në një mënyrë karakteristike si dhe dy vetura-njëra që po e barte drogën dhe tjetra që përcillte dërgesën.
Intervistën me hetuesin, i cili drejtoi aksionin dhe pamjet ekskluzive mund t’i ndiqni në video-materialin e publikuar.