2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Aksidenti tragjik në Kroaci, gjykata merr vendim për shoferin nga Kosova

Më të lexuarat

Gjykata në Kroaci ka vendosur të shtyjë me dy muaj afatin e paraburgimit për shoferin e autobusit me pasagjerë shqiptarë nga Kosova që doli nga rruga në Kroaci duke shkaktuar 10 viktima.

Avokati i tij, Igor Cisper tha se vendimi u mor nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes së shoferit, shkruan mediumi kroat ’24 Sata’.

Mediumi ka kontaktuar avokatin Cisper, i cili njoftoi se i ofroi garanci gjykatës një shumë prej rreth 15 mijë euro për mos-arratisjen e shoferit. Ai se klienti i tij nuk po ndihet mirë.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (13,300 euro) por gjykata nuk e pranoi shumën. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak të mirë”, tha ai.

Avokati theksoi se janë në pritje të një ekspertize të trafikut, në mënyrë që të vërtetohen më tutje faktet.

Në autostradën e Slavonski Brodit, autobusi që po vinte nga Gjermania dhe destinacion kishte Kosovën, pësoi vetaksident, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe 45 prej tyre pësuan lëndime trupore./Abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit