1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Aksidenti te Rruga e Kombit, policia jep detajet, ja kush janë viktimat

Më të lexuarat

Identifikohen dy viktimat e aksidentit të sotëm në Rrugën e Kombit.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Lezhës, mësohet se viktimat janë Jak Syla, 63 vjeç dhe Myftar Kovaçi, 52 vjeç.

Dy viktimat janë drejtuesit e mjeteve “Volkswagen” me targa AA 182 TY dhe “Benz” me targa AA 943 NP, që u përfshinë në aksident.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë AA 943 NP me drejtues shtetasin J. S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA 182 TY me drejtues shtetasin M .K. 52 vjeç, banues në Has.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N. K., dhe F. K., po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetësja L. D., po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit