-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Aksidenti hekurudhor në Iran, arrin në 36 numri i viktimave

Më të lexuarat

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor ka arritur në 36 pas përplasjes së dy trenave në provincën Simnan të Iranit

TEHERAN (AA) – Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor ka arritur në 36 pas përplasjes së dy trenave në provincën Simnan të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Qendrës Iraniane për Gjendje Emergjente, Pir Huseyin Kolyond, ka deklaruar për Agjencinë Iraniane Studentore të Lajmeve ISNA se është rritur në 36 numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit që ndodhi në orët e mëngjesit, ndërsa numri i të lënduarve është 80.

Kolyond ka theksuar se punimet për identifikimin e personave janë vështirësuar për shkak të djegies së tërësishme të trupave të pajetë.

Ndryshe, paraprakisht ishte bërë e ditur se një tren ka goditur nga mbrapa një tren tjetër i cili po qëndronte në gjendje statike në plaftormën e stacionit Heft Han në Shahrud dhe se sipas vlerësimeve të para jetën e kanë humbur pesë persona, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar.

Si pasojë e aksidentit, katër vagonë dolën nga binarët, ndërsa dy të tjerë u përfshinë nga flakët.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit