9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Aksident zinxhiror i 40 veturave në Sllovaki, lëndohen 24 persona

Më të lexuarat

Më shumë se 20 persona janë lënduar të enjten në një aksident zinxhiror të rreth 40 automjeteve në autostradën në afërsi të Poprada, në pjesët malore të Sllovakisë veriore, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Autostrada D1 është mbyllur në atë pjesë për qarkullim, ndërsa ndihma e shpejtë ka dërguar në spital 24 të lënduarit, prej tyre dy në gjendje më të rëndë.

Policia tash për tash nuk e di si ka ardhur deri tek aksidenti, përveç kushteve të vështira atmosferike për shkak të dëborës së madhe në autostradë, raportojnë mediat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit