Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se dy persona kanë vdekur.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, por pa dhënë detaje për numrin e viktimave.
“Mund t’ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident me fatalitet, ndërsa për detajet e tjera do të iu informojmë me shkrim”, tha Ibraj.
Në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa dyshohet edhe për dy të lënduar rëndë.