1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

AKK: Preteni nuk po hetohet

Më të lexuarat

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka reaguar të premten duke mohuar se shefi i saj, Hasan Preteni, po hetohet penalisht nga EULEX-i. “Në AKK kurrë nuk ka pasur dhe as që do të ketë keqpërdorime.

Gazeta ‘Lajm’ në numrin e sotëm të saj përmes kryeartikullit ‘EULEX-i heton Pretenin’, me tendencë skandaloze ka dezinformuar publikun dhe ka shtrembëruar skajshmërisht faktet dhe të vërtetën”, thuhet në reagimin e AKK-së.

“E vërteta e këtij rasti është se Preteni nuk është objekt i ndonjë hetimi penal, por thjeshtë ka qenë pjesë e një intervistimi nga zyrtarët e Policisë së Kosovës si reflektim i një ankese të bërë nga ana e organizatës Çohu, ku pjesë e intervistimit po ashtu kanë qenë edhe vetë aktivistët e organizatës Çohu”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit