-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

AKK: Edhe 261 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më të lexuarat

 Më shumë se 91.71 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, brenda afatit ligjor. Ky proces është obligativ sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë. 

Sipas këtij ligji, numri i zyrtarëve të lartë  publik, të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3657, njofton kjo agjenci nëpërmjet një komunikate. Nga ky numër i tërësishëm obligimin  ligjor e kanë  përmbushur  3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 261 zyrtarë të lartë publikë. Gjashtë  zyrtar të lartë kanë ofruar dëshmi që gjenden jashtë vendit apo janë të sëmurë, kurse numri  i atyre të cilët e kan deklaruar pasurin pas afatit ligjor saktësisht deri me datën 11.04.2012 është gjithsej 36. 

Ndryshe, bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja  është e obliguar që të inicioj  procedurë kundërvajtëse për të gjithë  zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji në fjalë.  

Për më tej, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, dhe dorëzimin e formularëve për deklarim të pasurisë  ditëve të fundit në Agjencinë kundër Korrupsionit mund të ketë lëshime gjatë evidentimit në lista, andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik që të na njoftojnë me kohë dhe ti përmirësojmë lëshimet eventuale të bëra në listën e publikuar për mos deklarim të pasurisë. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit