14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Akar në Kosovë: Turqia i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit të Kosovës

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar ka shkuar dje në Kosovë pas vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë.


Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar ka shkuar dje në Kosovë pas vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë.

Hulusi Akar, në Kosovë u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, Akar u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Në takim, pasi përcolli përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, Akar shprehu rëndësinë që Turqia i kushton paqes dhe stabilitetit të Kosovës.

Akar theksoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes.

Pas takimit me Osmanin, Akar kaloi në Kryeministri ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë takimit u vlerësua domosdoshmëria e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në fushën e arsimit ushtarak dhe industrisë së mbrojtjes, shqetësimi që ndjen Turqia nga ambasada e hapur nga Kosova në Jerusalem dhe rëndësia e marrjes së masave konkrete në luftën kundër Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit