LONDËR (AA) – Disa akademikë të lartë që punojnë në universitete të rëndësishme në Britani të Madhe pretendohet se janë përfshirë në shpërndarjen e teorive të dezinformimit dhe komplotit pro-Asadit të paraqitura nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e gazetës “The Times” pretendohet se grupi akademik i quajtur “Siria, Propaganda dhe Media (SPM)” ka përhapur disa teori komploti pro regjimit të Asadit të paraqitura nga Rusia.
Grupi ku ndodhen 4 profesorë me detyrë në universitete të rëndësishme në Britani si Edinburgh, Sheffield dhe Leicester, theksohet se përhap pretendimin rus se videot në lidhje me sulmin kimik të kryer nga Asadi janë pregatitur nga organizata civile vullnetare “Beretat e Bardha”.
Në mesin e konsulentëve të grupit njoftohet se ndodhen edhe akademiku amerikan Mark Crispin Miller i cili mbron idenë se sulmet e 11 shtatorit janë një komplot, si dhe akademiku australian David Blackall i cili mbron idenë e tij se pas sulmit kimik të kryer javën e kaluar në Duma ndodhen shërbimet inteligjente amerikane CIA.
Në lajm theksohet se Prof. Tim Hayward, akademiku në Universitetin Edinburg dhe një prej anëtarëve të grupit ka kryer postime ku ai pretendon se “Beretat e Bardha” bashkërisht me disa organizata terroriste kanë rregulluar ngjarjen duke i maskuar si sulme kimike dhe se në këtë kanë përdorur fëmijët që i kanë rrëmbyer dhe i kanë mpirë.
Sipas lajmit, Hayward në llogarinë e tij Twiter ka përdorur shprehjen “Deklaratat e dëshmitarëve civilë dhe zyrtare në Guta çojnë në pyetje shumë shqetësuese” dhe se ka publikuar në blogun e tij një artikull të ekspertit të epidemiologjisë gjenetike dhe eksperti i statistikave gjenetike Paul McKeigue, artikull ky i cili mbron Asadin.
“The Times”, ka transmetuar se McKeigue në artikullin e tij është përpjekur të provojë “pamundësinë e sulmit kimik të Asadit duke përdorur metodën e llogaritjes së probabilitetit në vlerësimin e provave”.
– Mbështetje nga e djathta alternative
Në lajmin ku bëhet e ditur se etiketimi “#Syriahoax” që Hayward ka përdorur teksa diskutonte për sulmet kimike në Siri është përhapur me shpejtësi edhe si rezultat i përdorimit të tij nga disa persona të të djathtës alternative në SHBA, duke përfshirë edhe Mike Cernovich, theksohet se te kjo ka patur rol edhe mbështetja kibernetike që ka dhënë Rusia.
Cernovich ka ardhur më parë në rendin e ditës me teorinë e komplotit që njihet si “Pizzagate” dhe e cila pretendon se mbështetësit e Hillary Clinton kanë lidhje me bandën e abuzimit të fëmijëve.
Në mesin e atyre emrave që kanë lidhje me SPM ndodhet edhe Vanessa Beeley, e cila mbron idenë e saj se “Beretat e Bardha” janë terroristë që kanë lidhje me Al Kaedën dhe se për forcat e Asadit përbëjnë një objektiv të ligjshëm.
Sipas lajmit, në mesin e anëtarëve të grupit ndodhen akademiku për Politikën, Shoqërinë dhe Gazetarinë Politike në Universitetin Sheffield, Prof. Piers Robinson si dhe Tara McCormack, akademike në Universitetin Leicester.
Ndërkohë theksohet se grupi raportin e parë e ka përgatitur në lidhje me agjentin e dyfishtë Sergey Skripal i cili u helmua muajin e kaluar në Salisbury.
Në raportin me temë “dyshimet rreth Novichok” thuhet se është përpunuar teza se në të vërtetë nuk ka ekzistuar asnjëherë Novichok, që pretendohet se Rusia e ka përdorur në sulmin e Skripal.