10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Nis punimet Samiti Arab, në fokus Siria dhe Palestina

Më të lexuarat

DHAHRAN (AA) – Liderët e vendeve arabe kanë nisur sot punimet në kuadër të Samitit vjetor i cili këtë vit mbahet në qytetin saudit Dhahran, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen e sivjeme, e cila po mbahet vetëm një ditë pas sulmeve të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë mbi Sirinë, marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë liderë arabë, të cilët në fokus të bisedimeve do të kenë konfliktin sirian, çështjen e Palestinës, dhe ndërhyrjen e supozuar iraniane.

Të shtunën, ombrella e këtij samiti, Liga Arabe, tha se samiti nuk do të diskutojë mbi krizën e Gjirit, e cila u shkaktua nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mes katër shteteve arabe dhe Katarit, me akuza në adresë të Dohas se mbështet terrorizmin.

Samiti i së dielës, vjen tre muaj pas njohjes amerikane të Kudsit për kryeqytet të Izraelit, një veprim që ngjalli zemërimin e botës arabe, por edhe kundërshtimin e pjesës tjetër të botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit