1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

AK akuzon Kryeministrin për xhaminë

Më të lexuarat

Aleanca Kuq e Zi, në ditën e Fiter Bajramit ka akuzuar sërish Kryeministrin e vendit per mosndërtimin e xhamisë se re.

Sipas Spahiut, për 19 vjet me radhe Berisha ka diskrimuar muslimanët dhe nuk e ndërtoi atë xhami, në sheshin e Namazgjasë, tullën e parë të së cilës e vendosi në vitin 1993.

”Në këtë ditë kur të gjithë shpresojnë të përfshihen në mëshirën e Zotit, ne me keqardhje zbulojmë “epitafin e gënjeshtarit”, i cili për 19 vite abuzoi dhe mashtroi besimtarët myslimanë, duke i lënë ata të falen rrugëve. 19 vite më parë, ish-presidenti Berisha dhe ish-kreu i Bashkisë Tiranë, Sali Kelmendi, hodhën tullën e themeleve të xhamisë, e cila kurrë nuk u ndërtua, duke diskriminuar besimtarët që praktikojnë fenë islame”.

Spahiu premtoi që në ardhjen e Aleancës Kuq e Zi në pushtet do të krijohen kushte të barabarta fetare në praktikimin e besimit, ndërsa vijoi me akuzat.

”Koha për gjykim dhe ndëshkim po afron ndaj cdo mëkatari që abuzoi me besimin e të tjerëve, besimin ndaj Zotit dhe shpërdoroi besimin e popullit. Nuk është cudi që në prag të zgjedhjeve pas 19 vjetësh ai të fillojë të hedhë edhe një tullë tjetër, por Berisha nuk mund të mashtrojë sërish qindra mijëra besimtarë. O Zot mëshiroji besimtarët e pafajshëm, por jo ata që penguan të drejtën e besimit”./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit