7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jahjaga vizitoi bashkësinë islame

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot , Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe uroi të pranishmit dhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.

“Ju dëshiroj juve, familjeve tuaja dhe mbarë popullit të Republikës së Kosovës që këtë ditë të lume ta kalojmë me shëndet, gëzime dhe begati, në ndihmë të njëri-tjetrit, në forcimin e besimit tek Zoti, që të jetojmë në lumturi, në paqe, në harmoni, në përparim të përgjithshëm. Por, edhe me urimin që të realizohen të gjitha të mirat që ne i dëshirojmë”, u shpreh ajo.

Presidentja Jahjaga tha se në këto ditë gëzimi, në këto ditë feste, “duhet t’i kujtojmë ata që kanë sakrifikuar dhe, gjithsesi, duhet t’i kujtojmë edhe veprimtarët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që flijuan jetën e tyre për pavarësinë e shtetit tonë”.

“Duhet t’i nderojmë familjet e tyre, t’i nderojmë veteranët dhe invalidët e luftës, por duhet t’i nderojmë dhe t’i respektojmë ata që sakrifikuan për lirinë, pavarësinë e shtetit tonë që ka plotësuar të gjitha kushtet drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Por, gjithsesi edhe në një miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,tha presidentja Jahjaga./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit