5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ajo që synohet të lejohet në Shqipëri, “krim universal” në Itali

Më të lexuarat

Ligji parashikon deri në dy vjet burg, si dhe mundësinë e gjobës deri në një milion euro

Parlamenti italian miratoi një ligj, në të cilin surrogacia përshkruhet si një “krim universal”. Sipas ligjit të ri, shtetasit italianë që do t’i drejtohen kësaj metode do të ndëshkohen, edhe nëse kjo ndodh në vendet ku lejohet kjo metodë.

Ligji parashikon burgim deri në dy vjet, si dhe mundësinë e gjobës deri në një milion euro. Janë të njëjtat dënime që u vendosën 20 vjet më parë dhe deri më sot zbatoheshin vetëm për ata që i drejtoheshin një surrogacie brenda Italisë.

Ky është ligji më i rreptë në nivel evropian dhe në të gjitha vendet perëndimore. Opozita e qendrës së majtë thekson se “është një nismë mesjetare, antikushtetuese, që synon të largojë qytetarët nga problemet reale të vendit”.

Por ministrja për çështjet e familjes, Eugenia Rocella, argumentoi se është e mendimit se “me këtë votim të parlamentit nuk u hoqën të drejtat sociale dhe personale. Përkundrazi, ato u bënë më të qarta dhe më thelbësore”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit