0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ajo që po ndodh në Alepo është më keq se gjatë bombardimit të Sarajevës

Më të lexuarat

Alepo është qyteti i dytë sirian dhe kryeqyteti ekonomik i vendit. Gjithashtu qyteti më i madh verior në afërsi të kufirit turk. Ai përbën një nyje lidhje me sistemin më të avancuar verior të vendit. Damasku mbete kryeqyteti, zemra politike, por Alepo, jo vetëm që është shndërruar në simbolikën e kësaj lufte por opozita siriane e ka forcuar mjaft pozitën e saj në këtë vend.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga mbarimi i armëpushimit në Siri. Alepo është kthyer në kryeqendrën e bombardimeve. Këshilli i Sigurisë pranë Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar respektivisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar që të njohin krimet e luftës të shkaktuara nga Rusia gjatë bombardimeve në territorin sirian.

Sipas Ziad Majed, politologë dhe profesor në Universitetin Amerikan të Parisit, kjo iniciativë për njohjen e krimeve të luftës është e domosdoshme në një moment kur territori sirian është i goditur nga armatimi i rëndë dhe nga lëndë të cilat nuk lejohen të përdorën.

Por gjithashtu sipas politologut Ziad Majed ekziston rreziku që një vendim i tillë kundër Rusisë të përforcojë politikisht pushtetin e Damaskut.

Situatë katastrofale

Nga pikëpamja humanitare, Alepo gjendet në një situatë katastrofale, ata që vuajnë më shumë janë civilët dhe popullata. Bombardimi i qendrave mjekësore, karvanëve me ndihma humanitare dhe spitaleve ka për qëllim që ta çoj në pikën më të errët këtë katastrofë, në atë pikë ku askush nuk mund të marri ndihmën mjekësore.

Përveç kësaj, përdorimi i disa bombave me përbërje të veçanta, të përdorura nga avionët luftarak rus ka për qëllim të përfshirë avioni shkatërrojnë shtresat nëntokësore. Në planin ushtarak, rusët i shërbejnë si mbulim regjimit të Damaksut në rajonin e Handarat, ish kamp ushtarak palestinez.

Regjimi i Damaskut ka përparuar në këtë qytet ku katër lagje kryesore që kanë rënë në tutelën e tij. Për shefin e diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault, nuk mund të bëjmë asnjë krahasim midis situatës në Siri dhe një vendi tjetër.

Krahasimi

Ajo që po ndodh në Apleo është më keq se ajo që ndodhi në Sarajevë, të Bosnjës. Krahasimi i vetëm mund të qëndrojë në planin se në të dyja rastet kemi të bëjmë me paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të reaguar në kohë, por nuk mund kurrsesi të krahasohet me situatën në Sarajevë. Është më tepër një skenar si lufta në Grozni.

Dhe nëse flasim për një pikëpamja e ligjit ndërkombëtar dhe Konventës së Gjenevës në Siri po ndodhin krime kundër njerëzimit. Alepo është qyteti i dytë sirian dhe kryeqyteti ekonomik i vendit. Gjithashtu qyteti më i madh verior në afërsi të kufirit turk.

Ai përbën një nyje lidhje me sistemin më të avancuar verior të vendit. Damasku mbete kryeqyteti, zemra politike, por Alepo, jo vetëm që është shndërruar në simbolikën e kësaj lufte por opozita siriane e ka forcuar mjaft pozitën e saj në këtë vend. Janë të shumta arsyet për të cilat Apleo është kthyer në kryeqendrën e kësaj lufte; ta fitosh këtë qytet është një pikënisje e mirë për çlirimin e të gjithë territorit.

Por nëse ndodh e kundërta, nëse Alepo bie në duart e pushtetit dhe të aleteve të tij rus, atëherë nuk ka më vija të kuqe, regjimi i Basharit do t’i marrë të gjitha, përcjell “Zeri.info”.

Dështimi i marrëveshjes

Akordi ruso-amerikan i datës 9 shtator 2016 nuk dështoi vetëm se nuk u respektua armëpushimi, por sepse një nga pikat më të forta që ky akord të funksiononte kishte të bënte me lejimin e kalimit të ndihmave humanitare, kryesisht në ushqime, për zonat e rrethuara. Regjimi sirian ka refuzuar deri në momentin e fundit kalimin e këtyre ndihmave.

Kamionët me ndihma qëndronin të bllokuar në hyrje të Alepos. Në një moment të dytë, organizatat ndërkombëtare bashkë më Kryqin e Kuq morën iniciativën të lëvizin për t’i ardhur në ndihmë popullatës, ky ishte moment kur kamionët humanitar u sulmuan.

Gjithashtu pala amerikane u kundërpërgjigj me sulme në zonën e Deir ez-Zor duke shkaktuar viktima në radhët e ushtarëve të regjimit dhe një autokolone të Isisit. Për sa i përket këtij qyteti kaq strategjik, Alepos, shohim se gjithnjë e më shumë kemi të bëjmë më një tendencë ruso-siriane për ta kthyer këtë zonë në një influencë të vërtetë politike, deri aty sa t’i dalin kundër kushteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe nëse akordi ruso-amerikian do të vihet në jetë, dhe shtetet e përmendura më sipër do t’i njohin sulmet e Rusisë si krime kundër njerëzimit, regjimi i Asadit nuk është përmendur deri më tani; dhe deri në këtë moment ai qëndron prapë së prapë në kushte më të mira sesa pale ruse./Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit