2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ajo që e pret këtë shkencëtar rus akuzuar si tradhëtar…

Më të lexuarat

Gjyqi ndaj Anatoly Maslov, arrestuar së bashku me dy kolegë në një institut siberian

Prokurorët rusë kanë kërkuar një dënim me 17 vjet burg për shkencëtarin 77-vjeçar, Anatoly Maslov, i cili akuzohet se “ka dhënë informacion të klasifikuar shërbimeve gjermane të inteligjencës”, sipas një raporti të gazetës Kommersant.

Anatoli Maslov është në gjyq për tradhti të lartë në një proces me dyer të mbyllura.

Sipas Kommersant, mbrojtja tha se një dënim me burg do të ishte i barabartë me një dënim me vdekje duke pasur parasysh moshën dhe shëndetin e dobët të Anatoly Maslov, pasi shkencëtari rus pësoi një atak në zemër në fillim të këtij viti.

Maslov u arrestua në qershor 2022 dhe është një nga tre shkencëtarët nga i njëjti institut siberian i akuzuar për dorëzimin e sekreteve shtetërore. Të gjithë po punonin në programin e teknologjisë hipersonike të Moskës, kërkime që përfshinin zhvillimin e raketave supersonike që udhëtojnë me 10 herë shpejtësinë e zërit dhe kanë aftësinë për të depërtuar në sistemet kundërajrore.

Të tre shkencëtarët e mohojnë fajin e tyre. Rasti doli në dritë vitin e kaluar kur kolegët e tyre publikuan një letër të hapur mbështetjeje dhe thanë se prokuroritë kërcënuan t’i jepnin një goditje të rëndë shkencës ruse.

Muajin e kaluar, Alexander Kuranov, një tjetër shkencëtar që punon në programin e teknologjisë së ultrazërit, u dënua për tradhti dhe u burgos për shtatë vjet. Ai akuzohej edhe për “dorëzimin e sekreteve shtetërore shtetasve të huaj”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit