0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Ajo ishte në një pellg gjaku, ulërinte nga dhimbjet”

Më të lexuarat

Gruaja e trajnerit dhe ish-lojtarit britanik, Harry Redknapp mbeti e plagosur rëndë pasi e tërhoqi zvarrë i shoqi me ‘Range Rover’.

Dëshmitarët thanë se ishte një aksident i çuditshëm dhe i frikshëm.

69-vjeçari e kishte lënë të shoqen tek disa dyqane, por palltoja e saj ngeci në derën e makinës dhe këmba ishte akoma tek pragu i makinës.

Harry vazhdoi të ecte me makinë, pa e kuptuar se çfarë po ndodhte.

Sandra, po ashtu 69 vjeç, ulërinte nga dhimbjet derisa Harry shkeli frenat.

Një dëshmitar tha: “Palltoja e saj ngeci në makinë. Ai e tërhoqi nëpër rrugë, përpara se ta kuptonte. Mendoj se është plagosur rëndë”.

Një tjetër dëshmitar shtoi: “Kishte shumë gjak në asfalt. Ishte një aksident i çuditshëm. Ajo ulërinte”.

Sandra është operuar dhe thuhet se do jetë mirë.

Në vitin 1990, Harry vuajti një tjetër aksident serioz pranë Romës, ku i vdiq një shok i ngushtë.

NINTCHDBPICT000275896779

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit