Sot në mëngjes ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare Dr. Seid el-Kahtani autori i librit Mburoja e Muslimanit. Është autor edhe i disa librave të tjerë, por vetëm nëpërmjet Mburojës së Muslimanit ai u bë sebeb që miliona njerëz anembanë botës të orientohen për t’iu lutur Allahut me lutjet përkatëse profetike përgjatë ditës. Ashtu sikur u bë ai shkak që njerëzit t’i luten të Plotfuqishmit ashtu dhe ne e kemi detyrë morale t’i lutemi Allahut që ta falë e ta shpërblejë.
Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë, e shpërbleftë atë dhe të gjithë kontribuesit e dijes dhe e bëftë nga banorët e Xhenetit.