0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

AI: Në vitin 2015 janë ekzekutuar më shumë njerëz se gjatë 25 viteve të fundit

Më të lexuarat

Gjatë vitit të kaluar në botë është regjistruar numri më i madh i ekzekutimeve gjatë 25 viteve të fundit, bëri të ditur në raportin në faqen e saj zyrtare organizata ndërkombëtare për mbrojtje të të drejtave të njeriut Amnesty International (AI), raporton Anadolu Agency (AA).

Duke e quajtur alarmante “valën e njerëzve të ekzekutuar”, AI thekson se shteti në vitin 2015 në botë ka ekzekutuar 1.634 persona që është një rritje prej më shumë se 50 përqind në krahasim me vitin 2014.

“Rritja e ekzekutimeve gjatë vitit të kaluar është thellësisht shqetësuese. Numër aq i madh i ekzekutimeve nuk është vërejtur gjatë dy dekadave e gjysmë”, tha sekretari i përgjithshëm AI-a Salil Shetty. Sipas raportit të lartpërmendur vjetor, dramatike është rritja e ekzekutimeve në Iran, Pakistan dhe Arabinë Saudite për të cilat AI pohon se janë përgjegjës për thuajse 90 përqind të ekzekutimeve në vitin 2015. Irani, sipas AI-së vitin e kaluar ka ekzekutuar 977 persona kryesisht për “veprat lidhur me drogën”.

Organizata joqeveritare pohon se të paktën katër prej këtyre personave kanë qenë më të ri se 18 vjeç gjatë kryerjes së “krimeve” që është “shkelje flagrante e të drejtave ndërkombëtare”.

Në Pakistan vitin e kaluar janë ekzekutuar 326 persona që është numri më i madh që AI ka regjistruar në këtë vend, thuhet në raportin duke përkujtuar se qeveria pakistaneze në vitin 2014 pezulloi moratoriumin e dënimit me vdekje pas sulmit vdekjeprurës të talebanëve në një shkollë në Peshevar.

AI pohon se beson që megjithatë Kina është “xhelati më i madh botëror” ndonëse nuk ekzistojnë të dhëna të sakta për ekzekutimet të cilat pretendohet se janë “sekret shtetëror”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar janë kryer 28 ekzekutime që është numri më i vogël nga viti 1991.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit