Zyra suedeze e Amnesty International (AI) është thellë e dëshpëruar me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë sipas të cilit punëdhënësve u aprovon që të shqiptojnë ndalesë për mbajtjen e simboleve fetare, politike dhe filozofike në vendet e punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Zyrës thuhet se vendimi është shumë problematik.
“Vendimi legalizon diskriminimin e punëdhënësve ndaj muslimanëve, veçmas ndaj grave që mbajnë shami. Kjo në masë shtesë do t’u vështirësojë grave muslimane që të punojnë në sektorin publik”, thuhet në njoftim. /AA/