3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ahmeti: Xhamia e Madhe në Prishtinë nuk është bllokuar e as s’do të bllokohet

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar sot çështjen e xhamisë së madhe të kryeqytetit.

Ai në një status në profilin e tij në Instagram ka thënë se kjo çështje as nuk është bllokuar e as s’do të zhbllokohet. Sipas tij, ajo do të trajtohet me sinqeritet dhe transparencë.

“Çështja e Xhamisë së madhe në Prishtinë është çështje e rëndësishme për Prishtinën. As që është bllokuar e as që do të bllokohet. Por, sikurse edhe gjithçka tjetër në Komunën e Prishtinës do të trajtohet me sinqeritet, transparencë dhe diskutime. Ky projekt nuk është afatshkurtër, prandaj zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe me planifikim të mirëfilltë.

Përveç nevojës së komunitetit të besimtarëve që është e plotësisht e qartë, duhet të trajtohet i gjithë blloku, lagja, komunikacioni dhe shumë çështje të tjera. Prandaj me trajtime nga ekspertët, zyrtarët, banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit do ti zgjidhim të gjitha çështjet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit