Kryetari i Prishtinës dhe kandidati edhe për një mandat, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të gjykatës lidhur me parregullësitë e mëdha në renovimin e xhamisë së Çarshisë.
Ahmeti thotë se qysh në vitin 2014 kishin hasur në diçka të tillë, ku komuna kishte ndarë 500 mijë euro për renovimin e xhamisë, ndërkohë që kërkoheshin edhe 80 mijë tjera. Sipas tij nuk kishte asnjë raport dhe gjendja edhe këtij objekti as që ishte afër.
Ahmeti e konsideron të papranueshme që janë marrë 500 mijë, xhamia nuk është kryer, nuk ka pasur asnjë dokument dhe në fund personave në fjalë i është shqiptuar vetëm 2600 euro gjobë.
Dje Gjykata ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 3600 eurosh për ish- drejtorin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Agim Gërgurin dhe shefin e sektorit të arkitekturës në këtë institut, Gani Gashin.
Ja reagimi i plotë:
Në vitin 2014 kemi has në një parregullsi të madhe në renovimin e xhamisë së Çarshisë. Komuna kishte transferuar 500 mijë euro tek Instituti për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore për renovimin e xhamisë. Po i kërkonin edhe 80 mijë të tjera.
Nuk kishte asnjë raport të 500 mijë eurove të shpenzuara, nuk kishte asnjë raport për tender, ndërsa gjendja e xhamisë nuk tregonte se ishte afër. Prandaj që atëherë kërkova hetim dhe auditim sepse nuk ishin pak para. Nuk e dija as kush ishte drejtor në Institut e as kush është marr me atë punë.
Dje kuptova që Gjykata ka konstatuar keqpërdorim të pozitës dhe ka dënuar dy persona me 6 muaj burg, dhe më pastaj këtë dënim e ka kthyer në gjobë prej 3600 eurove.
500 mijë euro, xhamia e pakryer, asnjë dokument, asnjë raport dhe në fund 3600 euro gjobë.