0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ahmet Davutoglu, në Konja, 21 herë falënderon Allahun

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në mbrëmjen e së dielës, kur edhe u paraqit përpara qytetarëve të vet, në qytetin e lindjes së tij, Konja, për t’ua uruar fitoren e madhe që arritën në zgjedhjet e reja, 01.11.2015, ai disa herë, për këtë fitore, ka falënderuar Allahun dhe qytetarët.

Sipas gazetës gjermane, “Die Welt”, Ahmet Davutoglu, në paraqitjen e tij, ka përmendur 21 herë emrin e Allahut të Lartësuar.

Madje, duke cituar një pasazh të gazetës turke “Yeni Atik”, thotë se në turqi fituan besimtarët kundrejtë pabesimtarëve.

“Yeni Atik”, si titull kryesor në ditën e zgjedhjeve ishte shkruar: “Mos i miqësoni pabesimtarët”.

Kryeministri nuk ka harruar, gjithashtu, ta kujtojë dhe ta përmend edhe njërin nga figurat kryesore mistike islame, Mevlana Xhelaludin Rumiun, duke u lutur për të dhe për shumë të tjerë që kanë ndëruar jetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit