3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ahmet Davutogllu takohet me Lëvizjen BESA

Më të lexuarat

Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po qëndron në një vizitë treditore në Maqedoni, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit dhe të partive politike. Pjesë e vizitës së Davutogllut janë edhe disa ligjërata akademike. E tillë ishte edhe një ligjëratë nderi të cilën ish-kryeministri i Turqisë e mbajti sot në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku tha se kur është në mesin e studentëve, e ndjen veten si në shtëpi. Të njëjtat fjalë, Davutogllu i tha edhe për Shkupin. Në një deklaratë për mediat, Kasami tha se në takim, ish-kryeministri turk ka shprehur mbështetjen për procesin eintegrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Davutogllu pritet të takojë edhe presidentin Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev. Gjithasthtu, në ditët në vijim ai do të mbajë fjalime edhe në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin Qirili dhe Metodi në Shkup. Përpos kësaj, profesori Davutoglu do t’i prezantojë edhe librat e tij të përkthyera në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase, ndërsa do të marrë pjesë edhe në një debat me temë “Qytetërimet dhe Qytetet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit