-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Ahmedinexhadi bari delesh? Aspak! Ja e vërteta e një fotoje

Më të lexuarat

Kishte kohë që portalet shqiptare, përfshirë dhe ato me peshë të cilat e kanë të gjitha kapacitetet njerëzore për të verifikuar vërtetësinë e një lajmi pa u molepsur nga viraliteti i tij, nuk kishin rënë e viktimë e sajesave mediatike; siç ishte së fundi e dhëna që ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad na qenka bërë bari delesh pas lënies së postit të lartë në vendin e tij.

Siç e ka sqaruar dhe prestigjozja The Guardian, fotoja në të cilën ai paraqitet me një shkop në pozitën e një bariu, është një prej të shumtave që janë marrë gjatë një vizite të tij në fshatin Kandelus në Iran.

Dhe e gjitha kjo në kuadër të riangazhimit të tij në politikë, pasi kërkon të jetë pjesë e garës presidenciale në vitin 2017, siç sqaron The Guardian; por që për shkak se kandidimi i tij nuk është përkrahur nga lideri suprem, Khameinei, ai ka heqë dorë nga kandidatura.

Por, siç shkruan prestigjozja britanike, Ahmadinexhad, pavarësisht kësaj do të mund të provojë të paraqesë kandidaturën e tij.

Lajmi mbi Ahmedinexhadin-bari delesh në post-Presidencë, e shndërroi atë në hero të shqiptarëve për dy ditë rresht, duke kaluar si lajm nga portali në portal pa asnjë referencë burimi, ku asnjëherë nuk u morr vesh se nga cili doli sefte. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit