3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ahmed Huseen i cili në Kanada mbërriti si refugjat, bëhet ministër

Më të lexuarat

OTTAWA (AA) – Dyzet-vjeçari Ahmed Hussen i cili në moshën 16-vjeçare kishte ikur nga Somalia, pasi që vendi i tij ishte përfshirë nga lufta, si refugjat mbërriti në Kanada, sot u emërua Ministër për Imigrim, Refugjatë dhe Shtetësi i Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Somalezi Hussen, aktivist politik dhe avokati, për ministër u emërua sot në Ottawa nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Historia e Kanadasë është historia e emigracionit, veçanërisht ndihem krenar që kryeministri Trudeau më besoi këtë post”, tha Hussen.

Hussein ka lindur në Somali në vitin 1976, nga e cila, për shkak të luftës në vitin 1993, si 16-vjeçar emigroi në Kanada dhe u vendos në Toronto.

Në vjeshtën e vitit 2001, Hussen filloi karrierën e tij politike si vullnetar në kuvendin legjislativ të Ontarios, pas së cilës në vitin e ardhshëm u bë asistent i Dalton McGuinty, ish-liderit të opozitës krahinore.

Në këtë pozitë qëndroi deri në nëntor të vitit 2003, kur u gradua në asistent special të zyrtarit të Partisë Liberale, dhe ishte ngarkuar për çështje të menaxhimit, politikave dhe komunikimit.

Për shkak angazhimit të tij social, autoritetet e Torontos në vitin 2004 e shpallën një nga 10 personat të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për komunitetin.

Në vitin 2014 u bë somalezi i parë i cili u zgjodh në Parlamentin kanadez. Në angazhimin e tij politik Hussen me vite ka mbrojtur të drejtat e refugjatëve dhe barazinë e të gjithë qytetarëve.

Kanadaja vitin e kaluar ka pranuar gjithsej 300 mijë emigrantë, aq sa planifikon të pranojnë edhe këtë vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit