Perime të mbjella në gomë…
Brenda gomave ka mbjellë perime të cilat rriten të shëndetshme. Gjithçka tani është në kuadrin e eksperimentit. Por ka dalë me sukses. Limon Krasniqi tregon gomat dhe specat e domatet e mbjella aty që janë plotësisht të shëndetshme dhe me prodhim. “Në vend të djegies gomat rrisin dhe ushqejnë shëndetshëm sistemin rrënjor të bimëvedeklaron agronomi në pension. Nuk ka nevojë që bima të marrë nxehtësinë nga pjesa e gjetheve por nga rrënjët.
Gomat krijojnë këtë mundësi. Rrënjët e bimëve qëndrojnë të ngrohta dhe marrin dhe përfitojnë ushqim saj temperaturës optimale që krijojnë gomat e mbushura me pleh organik dhe me dhe. Kjo krijon mundësinë që gjithë serat t’i mbushesh në sipërfaqen e tokës me goma të tilla dhe perimet të mbillen në këto vaska- goma”, pohon agronomi Limon.
Nuk ka shpenzime, por ka mjaft produktivitet. Për të gjetur gomat ka krijuar lidhje me gomistët e ndryshëm në zonë, por edhe me gomisteri në Lushnjë. Natyra nuk dëmtohet. Ajri ngelet i shëndetshëm dhe nuk krijohen tymra dhe ndotje. Gomat e dala jashtë përdorimit vihen sërish në funksion. Të gjithë e dimë se çfarë dëmesh sjellin djegiet e gomave, por nuk dimë akoma se çfarë leverdie na sjell përdorimi tyre në bujqësi përfundon Limoni. Ai ka ndërtuar një kompleks serash, por edhe një sipërfaqe toke e ka mbjellë me portokalle.