12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Agronomi Krasniqi : Mos i digjni gomat e makinave, si t’i përdorni në bujqësi

Më të lexuarat

Perime të mbjella në gomë…
Brenda gomave ka mbjellë perime të cilat rriten të shëndetshme. Gjithçka tani është në kuadrin e eksperimentit. Por ka dalë me sukses. Limon Krasniqi tregon gomat dhe specat e domatet e mbjella aty që janë plotësisht të shëndetshme dhe me prodhim. “Në vend të djegies gomat rrisin dhe ushqejnë shëndetshëm sistemin rrënjor të bimëve­deklaron agronomi në pension. Nuk ka nevojë që bima të marrë nxehtësinë nga pjesa e gjetheve por nga rrënjët.
Gomat krijojnë këtë mundësi. Rrënjët e bimëve qëndrojnë të ngrohta dhe marrin dhe përfitojnë ushqim saj temperaturës optimale që krijojnë gomat e mbushura me pleh organik dhe me dhe. Kjo krijon mundësinë që gjithë serat t’i mbushesh në sipërfaqen e tokës me goma të tilla dhe perimet të mbillen në këto vaska- goma”, pohon agronomi Limon.
Nuk ka shpenzime, por ka mjaft produktivitet. Për të gjetur gomat ka krijuar lidhje me gomistët e ndryshëm në zonë, por edhe me gomisteri në Lushnjë. Natyra nuk dëmtohet. Ajri ngelet i shëndetshëm dhe nuk krijohen tymra dhe ndotje. Gomat e dala jashtë përdorimit vihen sërish në funksion. Të gjithë e dimë se çfarë dëmesh sjellin djegiet e gomave, por nuk dimë akoma se çfarë leverdie na sjell përdorimi tyre në bujqësi­ përfundon Limoni. Ai ka ndërtuar një kompleks serash, por edhe një sipërfaqe toke e ka mbjellë me portokalle.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit