0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Agresioni ndaj Kosovës, Parlamenti Evropian pritet të miratojë sot rezolutë

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian do të diskutojë këtë të enjte për pesë draft-rezoluta të ndryshme lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në katër prej dokumenteve kërkohet që Serbia të mbahet përgjegjëse për atë që ndodhi dhe të vendosen masa ndëshkuese ndaj këtij shteti. Gjithashtu u bëhet thirrje palëve që të rikthehen në procesin e dialogut.

Më e ashpër është rezoluta e paraqitura nga dy eurodeputetët e grupit socialdemokrat Tonino Pikula dhe Pedro Markes.

Ky grup kërkon që të theksohet se përgjegjëse për këtë ngjarje është Serbia.

“Parlamenti i bën thirrje BE-së që të veprojë si ndërmjetës i ndershëm në procesin e normalizimit dhe të ndryshojë urgjentisht politikën e saj zbutëse ndaj Serbisë. Shpreh keqardhje për masat negative që Këshilli ka marrë kundër Kosovës dhe bën thirrje që ato të hiqen menjëherë; thekson rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për rolin e saj në sulmin e 24 Shtatorit 2023 dhe nevojën për të vendosur masa negative kundër Serbisë”.

Ndërsa, rezoluta tjetër e grupit më të madh parlamentar të Partive Popullore Evropiane, përpos dënimit të sulmit terrorist kërkon dënimin e Serbisë, por vetëm nëse vërtetohet se janë pas ngjarjes në Banjskë.

“I bën thirrje BE-së që të vendosë masa kufizuese ndaj udhëheqjes serbe, nëse konfirmohet përfshirja e saj në sulmin në Banjska ose ndonjë veprim apo qëndrim i dënuar i lartpërmendur”.

Në bllok të pesë grupet e eurodeputetëve kërkojnë nisjen e urgjente të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Për rezolutën që pritet të miratohet, ka folur edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

“Ne kemi pasur një disponim të gjatë konstruktiv, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa i përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, tha ajo, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet rreth orës 13:30. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit