3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Agjërimi ne Islam, dallon prej dietave te ndryshme

Më të lexuarat

Ne krahasim me dietat, gjate agjërimit te Ramazanit, nuk kemi mungese totale te ushqimit si dhe hyrje te pamjaftueshme te kalorive sepse nuk ka ndalese ne llojin apo sasinë e ushqimit qe mund ta hamë ne Syfyr e Iftar.

Agjërimi ne Islam, dallon prej dietave te ndryshme. Përfitimet mjekësore te agjërimit janë prej këtyre faktorëve:

1. Ne krahasim me dietat, gjate agjërimit te Ramazanit, nuk kemi mungese totale te ushqimit si dhe hyrje te pamjaftueshme te kalorive sepse nuk ka ndalese ne llojin apo sasinë e ushqimit qe mund ta hamë ne Syfyr e Iftar. Kjo u konfirmua nga M.M.Huseini gjate Ramazanit te 1974 kur ai beri analiza te dietave te studentëve Mysliman ne Universitetin shtetëror te Dakotes Veriore ne Fargo.

2. Agjërimi ne Ramazan behet sipas dëshirës së personit. Nuk është i caktuar nga doktori, andaj ne pjesën e hipotalamusit te trurit është një qendër qe quhet “lipostat”e cila kontrollon peshën e trupit. Kur ndodhin humbje te mëdha te peshës nga dietat me mosngrënje, qendra nuk e njeh si proces normal andaj e ri programon vehten qe te shtoj peshë shpejt pasi te jete kryer dieta me mosngrënie. Pra e vetmja mënyrë për humbjen e peshës është mënyra e ngadalshme, e kontrolluar, dhe humbja e peshës duke ndryshuar sjelljet tona, si dhe qëndrimin ndaj ngrënies duke larguar ushqimin e tepërt. Ramazani është muaj i vet-rregullimit si dhe vet-trajnimit sa i përket marrjes se ushqimit andaj edhe ndryshon leximin e “lipostates” për një kohe te vazhdueshme.

3. Ne Ramazan nuk jemi te detyruar ne marrjen e ushqimeve te caktuara. Një mëngjes i lehtë, merret para agimit dhe ne perëndim prishet agjërimi me diçka te ëmbël si hurme, ndonjë frute, apo lëng pemësh qe ta rregullon hypoglykemine, pastaj duke vazhduar me darke normale.

4. Faljet shtese janë te përshkruara për myslimanet pas darkës, gjë qe ndihmon ne metabolizmin e ushqimit. Gjate hulumtimit u numëruan kaloritë qe digjen gjate namazit te Taravive dhe numri arriti ne 200. Pra namazi përdor te gjithë muskujt dhe nyjat dhe mund te vendoset ne ushtrimet e lehta sa i përket harxhimit te kalorive.

5. Agjërimi ne Ramazan është edhe një ushtrim ne vet-disiplinim. Ata qe janë duhanxhi, apo qe hane ushqim kah te sjellën, pine kafe çdo ore, e kane rastin ta thyejnë këtë ves, me shprese se ky efekt do te vazhdoj edhe pas Ramazanit.

6. Efekti psikologjik i agjërimit te Ramazanit është qetësia qe e ndjen agjëruesi .Profeti Muhamed (a.s) na ka këshilluar:

“Nëse ndonjëri te fyen apo sillet keq me ty,ti thuaj:’Unë jam duke agjëruar’

Andaj armiqësitë gjate këtij muaji janë minimale. Numri i krimeve ne vendet Islame ulet shumë gjate këtij muaji. [www.islam-usa.com]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit