-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Agjerimi madheshtor i dites e Arafatit.

Më të lexuarat

Ndër ditët e specifikuara për agjërim nga profeti Muhamed alejhi selam është dhe dita e Arafatit, që është dita e nëntë e muajit Dhul Hixhe. Thotë Profeti alejhi selam lidhur me agjërimin e kësaj dite:”Për atë që agjëron këtë ditë, mendoj se Zoti i fshin gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen. Sakaq, ai që agjëron ditën e Ashurasë, i fshihen gjynahet e vitit të kaluar.”

Këtu, flitet për gjynahet e vogla, pasi gjynahet e mëdha, kërkojnë pendim. Ndërkohë që gjynahet që lidhen me njerëzit e tjerë, duhet kërkuar falje prej tyre që të falen.

Është e pëlqyeshme që dita e Arafatit të agjërohet për johaxhilerët, me qëllim që të gjithë myslimanët të manifestojnë nevojën e tyre për Zotin dhe të qëndrojnë tek porta e Tij e shpresës, dikush me haxh e dikush me agjërim.

Dita e Arafatit është një nga dhjetë ditët e shenjta të Dhul Hixhes, ku është mirë të shtohen veprat e mira. Thotë profeti Muhamed alejhi selam:”Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Zoti, sesa veprat që bëhen në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.”/xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit