شَهْرُ رَمَضَانَ ٱلَّذِىٓ أُنزِلَ فِيهِ ٱلْقُرْءَانُ هُدًۭى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَـٰتٍۢ مِّنَ ٱلْهُدَىٰ وَٱلْفُرْقَانِ ۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ ٱلشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ۖ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍۢ فَعِدَّةٌۭ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ ٱلْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُوا۟ ٱلْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا۟ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ١٨٥
Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush prej jush do e dëshmoje arritjen e këtij muaji, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. Plotësoni numrin, madhërone Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni. (El-Bekare: 185).
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِى عَنِّى فَإِنِّى قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ فَلْيَسْتَجِيبُوا۟ لِى وَلْيُؤْمِنُوا۟ بِى لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ ١٨٦
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ ٱلصِّيَامِ ٱلرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَآئِكُمْ ۚ هُنَّ لِبَاسٌۭ لَّكُمْ وَأَنتُمْ لِبَاسٌۭ لَّهُنَّ ۗ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَخْتَانُونَ أَنفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنكُمْ ۖ فَٱلْـَٔـٰنَ بَـٰشِرُوهُنَّ وَٱبْتَغُوا۟ مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمْ ۚ وَكُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ ٱلْخَيْطُ ٱلْأَبْيَضُ مِنَ ٱلْخَيْطِ ٱلْأَسْوَدِ مِنَ ٱلْفَجْرِ ۖ ثُمَّ أَتِمُّوا۟ ٱلصِّيَامَ إِلَى ٱلَّيْلِ ۚ وَلَا تُبَـٰشِرُوهُنَّ وَأَنتُمْ عَـٰكِفُونَ فِى ٱلْمَسَـٰجِدِ ۗ تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَقْرَبُوهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ ءَايَـٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ ١٨٧
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
Kushtet e pranimit të një vepre
Të gjitha adhurimet që i bëjmë në jetën tonë duhet ti plotësojnë dy kushte:
1- Sinqeriteti.
2- Pasimi i Sunetit.
Sinqeriteti është lufta e brendshme e secilit njeri me synimin dhe qëllimin që ka nga një adhurim të cilin e kryen. Është luftë e brendshme e secilit njeri, andaj edhe e kemi shumë të vështirë ta vlerësojmë dhe masim atë. Mirëpo punën e saktësisë së veprave tona në aspektin e jashtëm e kemi më lehtë për ta matur, sepse ajo matet duke shikuar përputhjen e këtyre veprimeve me Sunetin e Pejgamberit, ﷺ.
Pejgamberi, ﷺ, na i mësoi adhurimet
Të gjitha adhurimet praktike dhe kryesore në Islam na i mësoi Pejgamberi, ﷺ, duke na ofruar modelin e tij në kryerjen e tyre. Pse kjo? Që të mos i jepet mundësia secilit të jep mendimet e tyre në mënyrën e kryerjes së këtyre adhurimeve dhe të krijohet në kaos i madh dhe dallime të shumta në mesin e muslimanëve në kryerjen e këtyre adhurimeve kryesore.
Për këtë gjë Muhammedi, ﷺ, tha:
“Faluni ashtu si më shihni mua duke u falur”. Buhariu
“Merrni prej meje haxhin tuaj”. Muslimi
Abdullah ibën Zejdi ua tregoi tabiinëve abdestin e Pejgamberit, ﷺ. (Buhariu).
Pra, Pejgamberi, ﷺ, është modeli të cilin ne duhet ta ndjekim në adhurimet tona, sepse ai i pari i ka mësuar dhe i pari i ka praktikuar dhe neve na ngelet të mësojmë sunetin e tij dhe sipas asaj ti realizojmë adhurimet tona.
لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِى رَسُولِ ٱللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌۭ لِّمَن كَانَ يَرْجُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلْيَوْمَ ٱلْـَٔاخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرًۭا ٢١
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”. (El-Ahzab: 21).
Peshorja e Ehli Sunetit
Sufjan ibën Ujejne, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Pejgamberi, ﷺ, është peshorja më e madhe, me këtë peshore peshohen gjërat, sipas sjelljes, jetëpërshkrimit dhe udhëzimit të tij gjykohen krejt gjërat tona, ajo që pajtohet me të është e vërteta dhe krejt ajo që kundërshtohet me to është e kotë.
Hatib Bagdadiu në librin e tij “El-Xhamiu Li Ahlakir-Ravij ve Adabis-Samii”.
Rreziku nga realizimi i adhurimeve sipas tekeve tona
Pejgamberi, ﷺ, nuk la gjë, e cila na afron drejt Xhennetit dhe që nuk na e tregoi atë dhe nuk la gjë e cila na afron drejt xhehenemit e nuk na e tregoi atë dhe për këtë shkak nuk na ngelet neve asnjë detyrë tjetër përpos se të pasojmë udhëzimin e Pejgamberit, ﷺ. Zatën udhëzimi i tij është udhëzimi më i mirë dhe secili që kërkon udhëzim tjetër veç udhëzimit të tij, sigurisht se ai do lajthisë.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
فإنَّ خَيْرَ الحَديثِ كِتَابُ اللهِ، وَخَيْرُ الهُدَى هُدَى مُحَمَّدٍ، وَشَرُّ الأُمُورِ مُحْدَثَاتُهَا، وَكُلُّ بدْعَةٍ ضَلَالَةٌ
“Fjala më e mirë është Libri i Allahut. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, ﷺ. Gjërat më të këqija janë ato të shpikurat dhe se çdo bidat është lajthitje”. Muslimi.
Gjithashtu Muhammedi, ﷺ, na e tërhjek vërejtjen nga veprimet e shpikura duke thënë:
وإياكم ومحدثاتِ الأمورِ فإنَّ كلَّ محدثةٍ بدعةٌ، وكلَّ بدعةٍ ضلالةٌ
“Kujdes nga çështjet e shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është lajthitje”. Ahmedi dhe Ebu Davudi. Hadithi është i saktë sipas shejh Albanit, rahimehullah.
Gjithashtu Pejgamberi, ﷺ, na e tërhjek vërejtjen nga shpikja e gjërave në fe dhe veprimin me këso shpikjes duke thënë:
مَن أَحْدَثَ في أَمْرِنَا هذا ما ليسَ فِيهِ، فَهو رَدٌّ
“Kush do që shpik diçka në këtë çështje (fe) tonë që nuk është prej saj ajo është e refuzuar”. (Buhariu)
Në transmetimin tjetër qëndron:
مَن عَمِلَ عَمَلًا ليسَ عليه أمْرُنا فَهو رَدٌّ.
“Kush do që e vepron një vepër që nuk është prej çështjes (fesë) tonë, ajo është e refuzuar”. (Muslimi).
Agjërimi i Pejgamberit, ﷺ
Para se të fillon Ramazani
1- Numërimi i ditëve të Muajit Shaban
Muslimanët duhet të numërojnë ditët e muajit Shaban në mënyrë që të përgatiten për muajin Ramazan, pasi që muaji mund të jetë me 29 apo me 30 ditë, ndërsa agjërimi duhet filluar me dallimin e hënës së re. Por nëse qielli është me re, atëherë llogaritja bëhet duke plotësuar tridhjetë ditë nga Shabani.
Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Filloni agjërimin me dallimin e hënës dhe përfundojeni atë me dallimin e saj, e nëse keni pengesë nga retë, atëherë plotësojeni Shabanin tridhjetë ditë.” (Buhariu dhe Muslimi).
2- Agjërimi i ditës së dyshimtë
Nuk i lejohet muslimanit që të agjërojë një apo dy ditë përpara se të hyjë Ramazani, për siguri (se ndoshta mund të ketë hyrë muaji i Ramazanit), me përjashtim të atij që ka zakon të agjërojë disa ditë në javë dhe një prej atyre ditëve qëllon para muajit të Ramazanit.
Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Mos e pritni Ramazanin me agjërim të një apo dy ditëve, përveç atij që ka pas zakon ndonjë agjërim, ky le të agjërojë.” (Muslimi).
3- Agjërimi i Ramazanit fillon dhe mbaron me parjen e hënës së re nga një dy ose një dëshmitarë
Dalja e hënës vërtetohet me dëshminë e dy personave, muslimanë e të drejtë, që e kanë parë atë, dhe kjo bazuar në fjalën e Muhammedit, ﷺ:
“Agjëroni kur ta shihni atë (hënën) dhe prisheni agjërimin përsëri kur ta shihni atë (të dalë për muajin sheval -pas Ramazanit). Ruajeni atë, e nëse iu pengojnë retë, atëherë plotësoni tridhjetë ditë. Nëse dëshmojnë dy dëshmitarë (për daljen e saj), atëherë agjëroni, apo prisheni agjërimin.” ( Ahmedi dhe Nesaiu. Hadithi është hasen).
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pranimi i dëshmisë nga dy persona në gjendjen aktuale, e përjashton pranimin e dëshmisë së një dëshmitari të vetëm, sepse argumentet fetare tregojnë se edhe dëshmia e një dëshmitari të vetëm në të pamurit e hënës është i pranueshëm.
Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij!, ka thënë: “Njerëzit po ruanin daljen e hënës, ndërsa unë e njoftova të Dërguarin, ﷺ, se e pashë atë. Atëherë ai, ﷺ, agjëroi dhe urdhëroi njerëzit të agjërojnë.” (Ebu Davudi, Daremiu dhe Ibën Hibani. Hadithi është i saktë).
Fillimi i Agjërimit
1- Nijeti – qëllimi, vendosja
Nëse është vërtetuar hyrja e Ramazanit me shikim të syrit, apo nga ana e dëshmitarëve, apo me plotësim të muajit Shaban, obligohet çdo musliman i ngarkuar nga sheriati që të vendosë- të bëjë nijet për agjërim që në mbrëmje, sepse i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kushdo që nuk e bën nijetin për agjërim para agimit, ai nuk ka agjërim (nuk i quhet agjërimi).” (Ebu Davudi, Ibën Huzejme, Bejhakiu. Hadihi është i saktë).
Vendi i nijetit është zemra, ndërsa shprehja e tij me gjuhë është bidat-risi e humbur, edhe nëse njerëzit e shohin si të mirë.
Sa i përket bërjes së nijetit para agimit, kjo është e posaçme për agjërimin që është obligim, pasi që i Dërguari i Allahut, ﷺ, shkonte tek Aisheja, në muajt e tjerë jashtë Ramazanit dhe i thoshte: “A ju gjendet gjë për drekë? Nëse jo, unë po agjëroj.” (Muslimi).
2- Koha e agjërimit
Koha e agjërimit fillon nga syfyri e deri në perëndimin e diellit, koha e Akshamit.
Allahu i Madhërishëm thotë:
وَكُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ ٱلْخَيْطُ ٱلْأَبْيَضُ مِنَ ٱلْخَيْطِ ٱلْأَسْوَدِ مِنَ ٱلْفَجْرِ ۖ ثُمَّ أَتِمُّوا۟ ٱلصِّيَامَ إِلَى ٱلَّيْلِ ۚ
“… dhe hani e pinin derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…”. (El-Bekare: 187).
Muhamedi, ﷺ, ka thënë: “Nëse fillon nata nga kjo anë, dhe mbaron dita nga ana tjetër, dhe perëndon dielli, atëherë agjëruesi e prish (e çel) agjërimin.” (Buhariu dhe Muslimi).
3- Syfyrit
Ngrënia e syfyrit është ajo që e dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ithtarëve të librave, Ehli Kitabit.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
“Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të Ehli Kitabit është ngërnia e syfyrit”. (Muslimi).
Ngrënia e syfyrit është Bereqet.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
“Ejani – ngrihuni në ngrënien e bereqetshme; d.m.th. në ngrënien e syfyrit.” ( Ahmed, Ebu Davudi, Nesaiu. Hadithi është i saktë).
Ha syfyrin deri në minutin e fundit të natës.
Enesi, radijallahu anhu, tregon se Zejd ibën Thabit, radijallahu anhu, ka thënë: “Kemi bërë syfyr me të Dërguarin, ﷺ, pastaj ai u ngrit për të falur namazin (e sabahut).” I thashë (Enesi i tha Zejdit): Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? Tha: Sa të lexuarit e pesëdhjetë ajeteve.” (Buhariu dhe Muslimi).
Leximi i 50 ajeteve nuk merr më shumë se 10 min.
4- Nga çka duhet të largohet agjëruesi
Agjërues është ai i cili i ndal gjymtyrët nga mëkatet, gjuhën nga gënjeshtrat, fjalët e ndyta dhe dëshmia e rreme, barkun nga ngrënia e pirja, organin gjenital nga marrëdhëniet intime.
Nëse flet, nuk flet me diçka që e lëndon agjërimin e tij, e nëse vepron diçka, nuk vepron diçka që e prish agjërimin. Përkundrazi, fjala e tij del e ëmbël dhe vepra e tij e mirë dhe e mbarë.
Ky është agjërimi i ligjshëm, e jo thjesht të ndalurit nga ngrënia, pirja e epshet. Por agjërimi është agjërim i gjymtyrëve nga mëkatet, agjërim i barkut nga ngrënia e pirja.
Ashtu sikur ushqimi dhe pirja e prishin atë, po kështu edhe mëkatet presin shpërblimin dhe prishin frytet e tij, duke shkuar me të në rangun e atij që nuk ka agjëruar.
5- Gjërat e urryera
a) Dëshmia e rreme
I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kushdo që nuk e lë dëshminë e rreme dhe të vepruarit me të, Allahu s’ka nevojë që ai ta lërë ngrënien dhe pirjen e tij.” (Buhariu).
b) Fjalët e kota dhe të turpshme
I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Agjërimi nuk është të ndaluarit nga të ngrënit e të pirit, por ai është të ndaluarit nga fjalët e kota e të turpshme. Nëse dikush të shan apo të ngacmon (të sulmon), ti thuaj: Unë jam agjërueshëm. Unë jam
agjërueshëm.” (Ibën Huzejme dhe Hakimi. Hadithi është i saktë).
Pejgamberi, ﷺ, thotë: : “Ndodh që ndonjë agjërues të mos arrijë nga agjërimi i tij veçse uri dhe etje.” (Ahmedi dhe Ibën Maxhe. Hadithi është i saktë).
6- Iftari
a- Kur bën iftar agjëruesi
Si të humbasë rrethi i diellit ka përfunduar dita dhe ka filluar nata, edhe pse ndoshta drita e tij sipërfaqësisht duket.
Muhamedi, ﷺ, ka thënë: “Nëse fillon nata nga kjo anë, dhe mbaron dita nga ana tjetër, dhe perëndon dielli, atëherë agjëruesi e prish (e çel) agjërimin.” (Buhariu dhe Muslimi).
Muhamedi, ﷺ, kur ishte agjërueshëm urdhëronte një person që të ngjitet mbi një vend të lartë dhe të shikojë diellin, e nëse ka thënë se ka perënduar, ai e ka çelur iftarin.
b- Nxitimi në ngrënien e iftarit
I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë përderisa e shpejtojnë Iftarin.” (Buhariu dhe Muslimi).
I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Populli im do të vazhdojë të jetë mirë, përderisa nuk do të presin shfaqjen e yjeve për të bërë iftar.” (Ibën Hibani. Hadithi është i saktë).
c- Me çfarë çelet Iftari?
I Dërguari i Allahut, ﷺ, e çelte iftarin me disa rutab (hurmë e njomë), para se të falej, e nëse nuk gjente rutab, atëherë e çelte me temër (hurmë e thatë), e nëse nuk gjente temër, atëherë pinte disa gllënka ujë.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu. Hadithi është i saktë).
d- Çfarë thuhet kur ha Iftar?
i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Me të vërtetë, për agjëruesin në kohën e iftarit ka d’ua që nuk refuzohet. ” (Ibën Maxhe dhe Hakimi. Hadithi është i saktë).
Ndërsa duaja më e mirë të cilën mund ta thotë një besimtarë është ajo që është të cilën na e ka mësuar i Dërguari i Allahut, ﷺ, i cili kur bënte iftar thoshte:
“Kaloi etja, u lagën venat dhe u arrit shpërblimi inshallahu – në dashtë Allahu!” (Ebu Davudi, Ibën Huzejme dhe Darekutniu. Hadithi është hasen).
7- Gjërat që e prishin agjërimin
a- Ngrënia e pirja me vetëdije
b- Të vjellurit e qëllimtë
c- Menstruacionet dhe lehonia
d- Injeksionet ushqyese
e- Marrëdhëniet seksuale
Kush e prish agjërimin e tij me marrëdhënie seksuale, ai duhet të bëjë kompensim dhe shpagim për fajin. Argument për këtë është ajo që na e tregon i Dërguari i Allahut, ﷺ: “Një burrë erdhi dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë u shkatërrova (mora fund).
– Ç’të ka shkatërruar?”
– Kam bërë marrëdhënie me gruan time në Ramazan.
– A ke mundësi që ta lirosh një rob?”
– Jo.
– A je në gjendje që të agjërosh dy muaj rresht?
– Jo.
– A je në gjendje të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?
– Jo.
– Ulu këtu.
Ai u ul. Më pas, dikush i solli të Dërguarit, ﷺ, një shportë me hurma. Pejgamberi, ﷺ, i tha (burrit që kishte kryer marrëdhënie në Ramazan): Jepe lëmoshë këtë.
– Nuk ka asnjë më të varfër se unë në mes këtyre dy maleve.
Ai (transmetuesi) tha: Atëherë i Dërguari, ﷺ, qeshi sa iu dukën dhëmballët dhe tha: “Shko dhe ushqeje familjen tënde me to.” (Buhariu dhe Muslimi).
7- Nata e Kadrit
a- Vlera e natës së Kadrit
Vlera e natës së Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
“Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre, në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me të gjitha vendimet. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” [El Kadr:1-5].
Në këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave për vitin e ardhshëm.
“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Vërtet që Ne gjithnjë po këshillojmë. Këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të Dërguar. (E zbritëm) Si Mëshirë nga Zoti yt; Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.” [Duhan: 3-6].
b- Koha e Natës së Kadrit
Nata e Kadrit kërkohet në dhjetëshin e fundit të këtij muajit, sidomos në netët tekë të këtij dhjetëshi të fundit, e në veçanti në shtatë netët e fundit, të cilat kaplojnë natën e 25, natën e 27 dhe natën e 29.
“I Dërguari i Allahut, ﷺ, doli në natën e Kadrit dhe pa dy burra prej muslimanëve që po grindeshin me njëri-tjetrin. Atëherë ai tha: “Unë dola që t’ju njoftoj për natën e Kadrit, mirëpo filani dhe filani u grindën, e për këtë shkak ajo u ngrit (njohja e saj u fsheh), e ndoshta kjo ka qenë më e mirë për ju. Megjithatë, ju kërkojeni atë në nëntëshin, shtatëshin, dhe pesëshin (e fundit) ” (Buhariu).
c- Si e kërkon muslimani Natën e Kadrit?
Muslimani duhet që t’a ngjallë këtë natë dhe ta kalojë atë në adhurim dhe kërkim të shpërblimit të madh të saj. Nëse ai e bën këtë, atij i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.
I Dërguari i Allahut, ﷺ, thotë: “Kushdo që fal namaz të natës në natën e Kadrit, me Iman (besim të fortë) dhe duke kërkuar shpërblimin, atij do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.” (Buhariu dhe Muslimi).
Prej gjërave të rekomanduara në këtë natë është të shtohen lutjet në këtë natë.
Aisha, radijallahu anha, e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, ﷺ,: “O i Dërguari i Allahut! Sikur unë t’a dija se cila ishte Nata e Kadrit, si të lutesha në të?
Thuaj: “Allahume inneke afuun tuhibbul afua fe afu ani” – O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen, pra më fal mua!” (Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe. Hadithi është i saktë).
8- Namazi i teravive
a- Ligjshmëria e faljes së teravive
Namazi i teravive me xhemat është i ligjshëm në sheriat, bazuar në hadithin e Aishes, radijallahu anha, se: “I Dërguari i Allahut, ﷺ, doli një natë dhe u fal në xhami. Pas tij u falën edhe disa burra të tjerë. Të nesërmen ata filluan të flasin për këtë me të tjerët dhe natën tjetër u grumbulluan edhe më shumë njerëz. Ai, ﷺ, doli përsëri të falej dhe njerëzit u falën pas tij. Të nesërmen në mëngjes ata i treguan të tjerëve (që nuk ishin falur me ta natën), kështu që natën e tretë numri i njerëzve që erdhën në xhami u shtua shumë. I Dërguari i Allahut, ﷺ, doli dhe ata u falën pas tij. Ndërsa natën e katërt, xhamia nuk mund t’i nxinte njerëzit që kishin ardhur dhe e pritën atë deri sa doli për namazin e sabahut. Pasi fali sabahun, ai u kthye nga njerëzit, tha shehadetin pastaj tha: “Unë nuk është se nuk e dija që ju ishit këtu (natën), por u frikësova se mos iu bëhej obligim ky namaz, ndërsa ju nuk do të mundeshit t’a kryenit atë.” (Buhariu dhe Muslimi).
b- Numri i rekateve të teravive
I Dërguari i Allahut, ﷺ, i falte tetë rekat namaz teravije dhe tre rekate namaz vitër.
Aisha, radijallahu anha, ka thënë: “I Dërguari i Allahut, ﷺ, nuk ka shtuar në Ramazan e as jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë rekate.” (Buhariu dhe Muslimi).
9- Mbyllja
(Allahu na funrnizoftë një mbyllje të mirë!)
Vëlla i dashur! Ti që kujdesesh të arrish bindjen e përgjithshme ndaj Allahut, i cili është i Përjetshëm, Mbajtësit të gjithçkaje që ekziston, kjo është mënyra e agjërimit të Muhamedit, ﷺ,.
Pas këtij sqarimi dhe këto argumente Udhëzimi i tij në lidhje me agjërimin e Ramazanit nuk është më i panjohur për ty. Ndaj nxito për në detin e gjerë të mirësive dhe me kuptimin që të ka dhënë Allahu dhe largoju gjynaheve!
“I Lartësuar dhe Larg të metave je Ti, o Allah! Vetëm ty të takon i gjithë falenderimi. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Teje. Kërkoj falje prej Teje dhe kthehem tek Ti me pendim.”
Në këtë tekst nuk kemi folur për Itikafin dhe Zekatul-Fitrin, ato i kemi lënë ti përmbledhim në dy artikuj të mëveçëm në lidhje me këto dy tema.
Hoxhë Bekir Halimi – Seminar një ditor nga fondacioni NUN