Një studim amerikan ka zbuluar se agjërimi i dy ditëve në javë mbron trupin nga sëmundje të rrezikshme siç janë alzhajmeri dhe parkinsoni. Profesor Mark Mattson thotë se reduktimi i kalorive të marra ndikon në mbrojtjen e trurit. Ulja e sasisë së ushqimit nuk është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet më të larta. Kjo arrihet duke hequr dorë nga ushqimi herë pas here. Më parë, shkencëtarët patën zbuluar se dieta është një recetë efikase për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Kurse Mattson-i me kolegët e tij zbuluan se “uria” jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe lufton vdekjen e parakohshme, por lufton edhe shumë sëmundje të rrezikshme.