4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Agjërimi është mburojë për besimtarët

Më të lexuarat

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim me të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha:
” O ju të ri!  Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet. Sepse, martesa është mburojë për syrin dhe pastërti (ndershmëri) për organin gjenital (mbrojtje nga haramet). Ndërsa, Ai i cili nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”
(Buhariu: 5066, Muslimi: 1400- teksti i hadithit është i Muslimit).

Të nderuar agjêrues:
Në këtë hadith mësojmë dy dobi madhështore prej shumë dobive të agjërimit, e ato janë:
Ruajtja e shikimit dhe ruajtja e ndershmërisë së organit.

Agjërimi ngërthen në veten e tij këto dobi madhështore.

Nëse njeriu agjëron, e edukon nefsin e tij, e ruan shikimin e tij nga harami, ngase harami fillon me shikim dhe përfundon në vepër, Allahu na ruajtë.

Dhe, ai i cili arrin ta ruajê shikimin nga harami në Ramazan, do ta ketë më lehtë ta ruajë edhe pas Ramazanit.

Ndërsa, ai i cili nuk arrinë ta ruajë shikimin e tij nga harami në Ramazan, nuk ka dyshim se pas Ramazanit do ta ketë edhe më vështirë ta ruajë atë.

Ata të cilë nuk arrinë ta ruajnë shikimin e tyre, janë të rrezikuar gjithmonë nga rënia në harame edhe më të mëdha, siç është zinaja dhe tê tjerat.

Të nderuar agjërues:
Jemi mëse të nevojshëm që të edukohemi në këtë muaj të bekuar.
Të mundohemi ta ruajmë shikimin, e sidomos në këtë kohë të fitneve tê ndryshme, siç janë: zhveshja e femrave, zbukurimi i tyre, shikimi i revistave, gazetave, televizionit, pothuajse në të gjitha këto gjenden femra të zbukuruara dhe të zhveshura.

Andaj, muslimani duhet të jetë syçel dhe ta ulë shikimin në raste të këtilla, qoftë në Ramazan apo pas Ramazanit.

Dhe në fund:
Nuk ka dyshim aspak se ruajtja e shikimit nga haramet me lejen e Allahut është siguri nga rënia nê fitnet e ndryshme.
Gjithashtu, ruajtja e shikimit nga haramet është rrugë e cila shpie drejtë rahatisë dhe shpëtimit të muslimanit nê dunja dhe në ahiret.
Njëherit, agjëruesi përmes ruajtjes së shikimit nga haramet ruan edhe zemrën e tij dhe e zbut epshin e tij nga çoroditjet e shumta të cilat mund ta kaplonin atë(epshin) nëse nuk do ta ruante dhe ulte shikimin nga haramet e ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit